E quajti të paedukatë, Xheneta Fetahu i reagon ashpër psikologes: Për moshën që ka …

Një deklaratë e psikologes Atifete Syla, e cila e ka cilësuar Xheneta Fetahun, ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova 3, si të paedukatë, ka shkaktuar reagime të ashpra.

Marketing

Ish-konkurrentja përmes një lidhje telefonike në emisionin ‘Kosova Today’, ka reaguar duke e quajtur deklaratën e Sylës si të papranueshme dhe joprofesionale.

“Le t’i vjen turp për moshën që ka që gënjen, i thotë vetes psikologe profesionale vetëm psikologe nuk mundesh me qenë, unë s’kam patur asnjëherë probleme mendore”, iu drejtua modelja.

Tutje i tha: “Për deklaratën tënde që e ke bërë do të shihemi në gjyq”.

Psikologia nga ana tjetër ia bëri të ditur se nuk ka thënë në asnjë moment që ka probleme mendore dhe se është keqkuptuar.

Ajo i kërkoi Xhenetës që ta shihte sërish videon pasi nuk është shprehur në një mënyrë të tillë.