E rëndë, 21 vjeçarja vdes një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat egjiptian ku një 21 vjeçare ka ndërruar jetë në ditën e saj të dasmës.

Marketing

Mediat e huaja bëjnë me dije se nusja e re humbi jetën pas një sulmi në zemër vetëm një orë pas dasmës në shtëpinë e saj.

21 vjeçarja Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.

Nusja kishte ndërruar jetë, ende e veshur me fustanin e nusërisë, pasi i kishte thënë familjes se kishte dhimbje të forta në gjoks. Ajo u dërgua me urgjencë në spital ku pësoi një sulm fatal në zemër. Përpjekjet e mjekëve për ta ringjallur atë rezultuan të pasuksesshme.

Vdekja e parakohshme e kishte tronditur familjen e saj dhe zonën lokale.

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një banor pranë banesës së çiftit.