E rëndë, adoleshentja vret motrën 7-vjeçare!

Një vajzë 13-vjeçare plagosi për vdekje motrën e saj 7-vjeçare në Leipzig, në Gjermaninë lindore.

Marketing

“Policia u thirr të premten mbrëma në një ndërtesë në Leipzig sepse një vajzë shtatëvjeçare ishte plagosur rëndë në një apartament”, thanë autoritetet.

E mitura u dërgua në spital, por nuk mbijetoi dot.

Sipas provave të para nga hetimet e policisë dhe prokurorisë, motra e 7-vjeçares, një adoleshente 13-vjeçare, ka qenë ajo që e ka plagosur.

Disa media gjermane raportuan se plagët janë shkaktuar nga një “instrument i mprehtë”, pa sqarime të mëtejshme.

Deri më tani nuk ka asnjë shpjegim për motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë./

Marketing