E rëndë / E mitura denoncon babain shqiptar për përdhunim

Një e mitur, 14-vjeçare akuzon babanë e saj shqiptar për abuzim seksual dhe përdhunimin për më shumë se një vit.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Treviso në Itali, ndërsa e mitura ka denoncuar abuzimin e bërë me të për më shumë se një vit.

Marketing

Ka qenë nëna e vajzës që bëri denoncimin, e cila ishte gjithashtu pre e dhunës dhe abuzimit nga bashkëshorti 46-vjeçar, që nga vitet e para të martesës të bërë në Shqipëri.

Abuzimet dhe dhuna në drejtim të gruas kishin bërë që ajo të mendonte edhe vetëvrasjen, e mitura e cila me përgjigjen e saj “Mos do të më lesh vetëm me atë përbindësh”, ka bërë që gruaja të denoncojë rastin në polici.

Në fillim më prekte me duar në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, rreth një vit më parë, nisi dhuna seksuale e vërtetë. Nuk më linte të dilja me askënd dhe nëse e bëja më mbulonte me fyerje. Unë dhe mami ishim të tijat, pa kushte. Nuk kam folur më parë sepse më kërcënonte”, ka thënë në dëshminë e saj 14-vjeçarja sipas mediave italiane.

Pas denoncimit gruaja me vajzën janë vendosur në një qendër sociale ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Marketing