E rëndë! Luf toi 20 ditë me koronavirusin, infermierja ndërron jetë 24 orë pasi del nga spitali

Një infermiere argjentinase ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, vetëm 24 orë pasi kishte dalë nga spitali.

Marketing

43-vjeçarja María Mariángeli u inf ektua nga Covid-19 në spitalin ku punonte në Buenos Aires, sipas gazetës “La Capital”.

Për shkak të ndërlikimeve të provokuara nga koronavirusi, ajo kaloi 20 ditë e shtruar në spital, 7 prej të cilave me respirator për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Fatmirësisht, infermierja u bë më mirë dhe të hënën u vendos që të dilte nga spitali, pas testit të fundit ku doli negativ.

Por, në shtëpi iu rikthyen simptomat dhe infermierja e kishte sërish të vështirë që të merrte frymë. Me ambulancë u ridërgua në spital, por ndërroi jetë pas një ataku në zemër.