E rëndë, ndërron jetë 11-vjeçarja në spitalin e Durrësit

Një vajze 11 vjeçe nga Sukthi i Durrësit ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Durrësit.

Marketing

Vajza ishte dërguar në urgjencën pediatrike, por gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej ndonëse po i jepej ndihma e nevojshme shëndetësore.

Ajo më pas u transportua tek ambientet e spitalit të Durrësit ku iu nënshtruar të gjitha analizave të nevojshme. Burime nga spitali i Durrësit thanë për ABC news se dyshimet janë se kemi të bëjmë me hemoragji cerebrale.