Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Dyshohet se i riu me inicialet F.K i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.09.2020, rreth orës 07:15, në fshatin Shkallnur, Durrës, është gjetur i vetëvarur në banesë, shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Shkallnur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.