Një tjetër grua shqiptare është vrarë nga bashkëshorti.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 43-vjeçarja jetonte bashkë me bashkëshortin.
Laureta Zyberi, e cila punonte për mirëmbajtjen e një apartamenti në Furlani, është gjetur e pajetë nga punëdhënësi i saj, pranë bashkëshortit të plagosur.
Dhe është pikërisht burri i saj, Eduart Zyberi, 54 vjeç, sipas heuesve, autori i krimit.
Policia e ka vënë në pranga shqiptarin tek i cili ka ngritur dyshimet e vrasjes. Ai ndodhet i shtruar në spital pasi ka një plagë të madhe në bark. Hetuesit dyshojnë se menjëherë pasi i mori jetën gruas, shqiptari tentoi vetëvrasjen.
Eduart Zyberi, është shtruar në spital në San Martino dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale.