Ngjarje e rënë në Tiranë këtë të martë.
Një foshnje është gjendur e pajetë brenda një koshi mbeturinash në lagjen “Ali Demi”.
“Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore” – njofton policia.
Foshnja ishte i porsalindur dhe nuk ka pasur shenja dhune në trup.
Kanë qenë banorët ata që e kanë pikasur foshnjen brenda kutisë së kartonit.
Trupi i pajetë i foshnjës është transportuar në morg.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.