E rëndë: Pas 21 vjeçares, vdes edhe një grua shtatzënë në QKUK nga koronavirusi

Një grua shtatzënë raportohet të ketë vdekur sot nga koronavirusi në vendin tonë.

Lajmi për vdekjen e të ndjerës është konfirmuar nga QKUK-ja.

Marketing

Zëdhënësja e këtij institucioni, Mirlinda Qyqalla e ka konfirmuar rastin për lajmi.net duke shtuar se e ndjera kishte pasur edhe sëmundje shoqëruese.

“Rreth orës 6:30 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e  konfirmuar si COVID-19,  ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi.  Poashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”

Kujtojmë se sot gjatë ditës nga Covid-19 ka vdekur edhe një 21-vjeçare.

Marketing