Falsifikoi teste PCR, arrestohet punëtori i Spitalit të Gostivarit

Novel coronavirus 2019 nCoV pcr diagnostics kit. This is RT-PCR kit to detect presence of 2019-nCoV or covid19 virus in clinical specimens. In vitro diagnostic test based on real-time PCR technology

Sektori i Punëve të Brendshme dje ka arrestuar 45-vjeçarin, E.M. nga Çegrani i Gostivarit, pasi i njëjti ka falsifikuar teste PCR duke keqpërdorur pozitën e tij në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad”.

Marketing

Për të kryer falsifikimin e testeve PCR, 45-vjeçari ka kërkuar edhe para nga qytetarët.

“Dje, 22.03.2021, rreth orës 15:30, në Çegran të
Gostivarit, nëpunësit policor të SPB Tetovë, e
kanë privuar nga liria personin E.M. (45) nga ky

fshat, punonjës në Spitalin e Përgjithshëm të
Gostivarit “Ferid Murad”. Nën dyshimin e kryerjes së
veprës penale (“keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit
zyrtar”). I njëjti është i dyshuar për përgatitjen dhe lëshimin
e “testeve të rrejshme PCR” negativ për individë, në
këmbim të të cilave ai ka marrë një shumë të caktuar
parash”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Policia ka ndërmarrë aktivitete shtesë për zbardhjen e plotë të rastit.

Marketing