Mickovski kërkon shtyrje të regjistrimit: Shëndeti nuk guxon të jetë peng i Zaevit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot edhe njëherë ka kërkuar shtyrjen urgjente të procesit të regjistrimit të popullsisë.
“Qeveria më kriminele në Ballkan, njëkohësisht më e paafta që të siguroj imunizim të popullatës, po na bind se nuk ka shtyrje të regjistrimit madje thonë se janë siguruar protokollet më të sigurta. Në ndërkohë Serbia fqinje, që është rekorder në imunizimin e popullatës në Ballkan, Bullgaria fqinje, Romania, Kosova, anulojnë procesin e regjistrimit për shkak të brengës nga përhapja enorme e pandemisë. Shëndeti i qytetarëve nuk guxon të jetë peng i Zaevit, Filipçes dhe Simovskit. Shtyrje të regjistrimit menjëherë. Do të përgjigjeni!”, shkruan kreu i VMRO-DPMNE-së,Hristijan Mickovski.
Marketing