E rëndë! Vëllai vret me armë vëllain dhe kunatën në lokal

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se një persona ka vrarë vëllanë e tij dhe kunatën me armë zjarri në zonën e “Myslym Shyrit” brenda një agjencie turistike.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45 në një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende identiteti i viktimave e as i autorit, teksa të panjohura janë edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Marketing