E rëndë, vritet me thikë 15-vjeçari në Shkodër, policia jep detaje për krimin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. I mituri me iniciale E. Gj. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Marketing

Sipas policisë, 15-vjeçari është qëlluar me thikë, pas një debati për motive të dobëta.

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër”, raporton policia.

Autori nuk dihet ende se kush është, por po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë. /Tch

Marketing