Në Klinë gjatë ditës së djeshme një polic i trafikur rrugor nuk përfundoi edhe aq mirë.
I njëjti, sipas Policisë së Kosovës u rrah nga dy persona të cilët paraprakisht u ndalën nga patrulla për shkak të kundërvajtjes në trafik.
Sulmuesit raportohet se ishin nën ndikim të alkoolit.
Pas procedurave policore njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.