E rrallë në Itali, baba e bir shënojnë në të njëjtën ndeshje

Pas një karriere të gjatë në Serinë A dhe B, Ighli Vannucchi vazhdon të luajë dhe në ndeshjen e fundit shënoi bashkë me djalin e tij.

Marketing

Me një karrierë shumë të gjatë që filloi në vitet 90’, Ighli Vannucchi prej kohësh është protagonist në ndeshjet e Serie A dhe Serie B dhe ndonëse shpejt bën 45 vjeç, ai vazhdon të luajë.

Ndërsa doli në pension në 2015-ën, Vannucchi u rikthye për të luajtur katër vite më vonë dhe korrikun e kaluar iu bashkua Spianate-s, skuadër me të cilën debutoi duke shënuar një gol.

Ish-mesfushori i Salernitana-s, Venecias dhe Empoli-t, shënoi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Unione Quiesa Massaciuccoli. Një gol me shije të veçantë ky, pasi në të njëjtin takim gjeti rrugën drejt rrjetës edhe djali i tij Niccolo.

Prandaj, emrat e të dy Vannucchi-ve u përfshinë në raportin e ndeshjes, që u mbyll me fitoren për ekipin e tyre 8-3.