E rrëmbeu një person dhe u kërkoi familjarëve 30 mijë euro, arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë

Është arrestuar një 23 vjeçar nën dyshimin për ‘rrëmbim’.

Marketing

Kjo u bë e ditur në një njoftim të lëshuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, ai e ka rrëmbyer një person dhe u ka kërkuar 30 mijë euro familjarëve të viktimës për ta liruar atë.

Gjatë aksionit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një armë, një thikë, 1 sopatë, një veturë dhe gjësende të tjera.

“Zyrtarët policor të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në asistim të Njësitit për Reagim të Shpejtë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën rrëmbim. Rasti është raportuar sot rreth orës 18:30, ku personi i dyshuar ka rrëmbyer një person, për lirimin e të cilit nga familjarët e viktimës ka kërkuar një shumë parashë(30000 euro). Arrestimi i personit të dyshuar: Sh. K.mashkull, 23 vjeç , shtetas i Republikës së Kosovës, dhe lirimi i viktimës ( në gjendje të mirë shëndetësore), është bërë pak minuta pas raportimit si rezultat i një pune intenzive hetimore, të cilën zyrtarët policor e kanë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit. Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe bastisja dhe ekzaminimi i lokacionit ku është mbajtë viktima, aty janë gjetë dhe sekuesteuar: -1 armë, -1 thikë, -1 sopatë si dhe gjësende të tjera. Po ashtu me vendim të prokurorit është konfiskuar edhe një veturë”, thuhet në njoftim.