E shkatërroi mbrëmë Genoa, Mourinho me arsyetim qesharak

Vetëm 5 pikë në 6 javët e para të kampionatit për skuadrën e Jose Mourinhos, nisja më e keqe në karrierë për portugezin.

Marketing

Humbja e radhës nga Genoa i ka vështirësuar situatën atij. Por pavarësisht kësaj, ai vazhdon të krenohet me rezultatet e dy sezoneve të kaluara.

“Fillimi më i keq për mua por edhe hera e parë që Roma ka luajtur dy finale europiane radhazi. Nuk kam shumë për të thënë. Edhe pas ndeshjes nuk bisedova fare me lojtarët. E filluam keq, por reaguam dhe barazuam. Por më pas struktura e skuadrës u përkeqësua me dëmtimin e Llorentes.
Pas rezultati shkoi 3-1 nuk kishte më histori, përfundoi gjithçka. 4-1 pastaj, ishte i tepërt, jashtë çdo lloj konteksti.

Shumë gola të pësuar? Shumë, pa dyshim. Njerëzit kujtojnë vetëm gabimet e Ibanez, por ai na siguronte një soliditet të jashtëzakonshëm.

Fakti që lojtarët dhe unë kaluam në sektorin e tifozëve është vetëm respekt. Lojtarët shkuan atje jo sepse thashë kështu, ishte një iniciativë e tyre. Nuk ka nevojë të kërkojmë falje apo të themi asgjë më shumë” ka thënë Mourinho.