“E shkurtër, brutale dhe e përgjakshme”: Detaje se si do të dukej lufta SHBA-Kore Veriore në rast të dështimit të Samitit Trump-Kim! (FOTO)

Lufta ndërmjet Koresë së Veriut dhe SHBA-ve do të jetë e shkurtër, brutale dhe e përgjakshme – nëse Donald Trump dhe Kim Jong-un më në fund nuk gjejnë paqe të qëndrueshme në samitin e tyre në Singapor.

Marketing

Siç shkruan DailyStar, përcjell Telegrafi, një analizë taktike e një sulmi të mundshëm të SHBA-ve ndaj Koresë së Veriut zbulon një goditje me shpejtësi të lartë nga anijet luftarake – bombarduesit dhe raketat do të ishte opsioni më i mundshëm për Presidentin Trump.

Bazat dhe vendet e raketave të Koresë së Veriut që do të goditeshin nga SHBA

Gjithashtu, raketat e Kim dhe bazat kyçe do të tentoheshin të shkatërroheshin menjëherë nga forcat amerikane me qëllim që të përpiqen të ndalojnë një mundësi hakmarrjeje kundër SHBA-ve, Koresë së Jugut apo Japonisë.

Dhe ndërsa lufta fillestare do të ishte e ashpër, okupimi dhe nënshtrimi i Koresë së Veriut do të kishte një proces i ngadalshëm dhe i dhimbshëm që do të kërkonte vite.

Gjithsesi, sipas këtij mediumi, ekspertët ushtarakë në institutin Stratfor gjithashtu ofrojnë vlerësime se SHBA nuk kanë garanci për të qenë në gjendje të gjuajnë dhe të shkatërrojnë të gjitha bombat e Kim.

Në këtë drejtim, thuhet më tej, një sulm i SHBA-ve ndaj Kim do të realizohej dhe këto janë caqet dhe format që do të goditeshin nga Trump.

Po sipas këtij mediumi, komandantët amerikanë do të kryesonin sulmin duke përdorur bomba masive 14,000 kilogramëshe të bartura nga 10 aeroplanë B2 të nisur nga Guam.

Aeroplanët luftarakë prej 630mp/h do të lëshonin gjithashtu një breshëri prej bombave 900 kilogramëshe, me çdo aeroplan që mban 16 nga këto pajisje.

Pilotët dhe ekuipazhet do të kishin për detyrë të shkatërronin plotësisht bazat e armëve bërthamore, duke u përpjekur për të siguruar që Kim nuk mund të lëshonte një bombë nukleare.

Me çdo bombardues duke zbarkuar më shumë se 28.000 kilogramë eksplozivë, vlerësohet se vala e parë do të godiste Korenë e Veriut si gjatë Luftës së Koresë.

Bombarduesit B2 pastaj do të tërhiqen dhe do të lejojnë një sulm pasues të kryer nga aeroplanët luftarakë F-22 dhe raketat e gjuajtura nga marina amerikane.

Luftanijet dhe nëndetëset do të përpiqen të shkatërrojnë kërcënimet e mbetura nga forcat e Koresë së Veriut.

Bombarduesit B2 të armatosur me 14,000 kg eksplozivë do të godisnin fillimisht forcat e Kim-it

Kështu, sipas Stratfor, shkruan DailyStar, përcjell Telegrafi, fuqia ajrore relativisht e varfër e Koresë së Veriut do të shkatërrohej plotësisht në këtë pjesë të sulmit.

Analistët shkruajnë se Koreja e Veriut do të ishte “e pafuqishme për të parandaluar një sulm amerikan në programin e saj bërthamor, por hakmarrja është gjithashtu brenda mundësive të saj”.

Gjithsesi, Stratfor parashikon se armët tokësore dhe raketat e Kim do të lëshonin menjëherë një breshëri sulmesh mbi bazat ushtarake amerikane në Korenë e Jugut dhe në kryeqytetin Seul.

Luftanijet do të luanin një rol kyç pas sulmit fillestar kundër Koresë së Veriut

Flota e Koresë së Veriut me 800 aeroplanë “të vjetëruar” do të fillonte gjithashtu misione vetëvrasëse kundër forcave amerikane dhe objektivave civile në Jug.

Dhe flota e plakur e Kimit do të përbënte një kërcënim, duke sulmuar anijet rreth Gadishullit Korean dhe madje edhe aq larg sa Deti i Japonisë.

Dëmi masiv do të vazhdonte të shkaktohej nga ushtria e Koresë së Veriut, pavarësisht nga sulmi i parë shkatërrues nga SHBA.

Si përmbledhje, thuhet se sulmi i forcave amerikane në Korenë e Veriut do të ishte “shkatërrues”, por suksesi i plotë në mision do të ishte “larg sigurimit”.

Samiti i Kim dhe Trump në Singapor shpresohet të sjellë paqe të vërtetë në Gadishullin Korean për herë të parë që nga viti 1950.

Trump është vendosur të takojë Kim në Hotel Capella në Singapor më 12 qershor.

Është e panjohur se sa të dyja palët janë të gatshme të vendosin në tryezë megjithatë, me shumë frikë se Koreja e Veriut nuk do të heqë dorë nga programi i saj bërthamor.