E shpërfytyruan pasi i hodhën acid në fytyrë, Vilma Dule jep mesazhin e fortë

Vilma Dule është 31-vjeçarja nga Vlora e cila 6 vjet më parë u sulmua me acid, poshtë pallatit ndërsa po shkonte për në punë nga autorë ende të paidentifikuar.

Marketing

Ajo ka dhënë një mesazh të fortë për të gjitha gratë dhe vajzat.

Ndërsa shfaqet e rikuperuar dhe e qetë, Vilma  u thotë vajzave dhe grave të besojnë te vetja, të jenë të lirë e të realizuara.

MESAZHI I PLOTË I VILMA DULES:

Ne Shqiperi e drejta e votës për gratë për herë të parë fitohet fiktivisht në vitin 1945 pasi vota në sistemin totalitar komunist nuk kishte asnjë kuptim apo vlere. Dhe mbi te gjitha vota e nje gruaje.

Sot në Kuvend janë vetëm 26 gra dhe ato janë plotësisht nën pushtetin e burrave të partive ku janë zgjedhur.

Organizatat joqeveritare vazhdojne të marrin fonde të shumta në funksion të barazisë gjinore apo për mbrojtjen e të drejtave të grave në Shqiperi. Por keto fonde perdoren pa trasparence dhe nuk shkojne ne perkrahje te rasteve konkrete apo ne ndihme te femrave qe jane viktima te dhunes apo per projekte kontrete qe synojne integrimin social te grave te “thjeshta”, atyre qe jane nen hijen e drtiave te metropolit e ne nje qoshe larg Tiranes.

Mbrojtja e te drejtave te grave si nje klase sociale dhe jo mbrojtja e nje partie politike duhet te jete objektivi i atyre 26 femrave qe sot na perfaqesojne ne Kuvend.

Nese dicka mungon sot ne Shqiperi jane idealet e perbashketa sociale dhe interesat jo politike qe mund te revolucionojne shoqerine dhe vendin e grave ne te.

Por kush eshte vendi i gruas?

Qe ne vogeli nje vajze rritet duke degjuar:

“Sillu si nje vajze, behu vajze e mbare. Rri nje vendin tend.”

Perpiqen te na bindin qe vendi yne eshte vendi qe babi i familjes, burri, vellai me i madhe apo shefi na cakton.

Por jo, femrat nuk kane lindur per tu nenshturuar dhe as nenvleresur. Vendi i nje femre eshte kudo qe ajo do te jete. Mjafton ti jepen mundesi te barabarta dhe te besohet te potencialin e saj.

Por te dashurat e mia, nese ne rrugen Tuaj nuk gjeni asnje qe te besoje tek ju si i behet?

E thjeshte: BESONI JU TEK VETJA.

Nje femer me vetebesim eshte nje femer e lumtur.

Me shpresen qe secila prej jush te behet femra qe enderron te behet.

E lire dhe e realizuar.

Ju perqafoj

Marketing