E thotë Vuçiq: S’ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-të, Gjermaninë dhe Rusinë

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është takuar sot me senatorin amerikan, Ron Johnson. Aty ai ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi si dhe kontributin e SHBA-ve në arritjen e saj.

Marketing

Megjithatë, Vuçiq bëri të ditur që pikëpamjet e senatorit Johnson për Kosovën ndryshojnë me të tijat, transmeton lajmi.net.

“Dua të falënderoj presidentin Trump, zëvendëspresidentin Pens si dhe Senatorin Johnson, i cili dëshiron t’i dëgjojë pikëpamjet e Serbisë dhe Beogradit. Ne jo gjithëherë kemi të njëjtat pikëpamje, mirëpo sërish po flasim për këtë”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.

Siç bëri të ditur ai, së bashku me senatorin u pajtuan që të ketë më shumë ndërhyrje dhe ndihmesë nga shtetet e regjionit dhe botës në çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën.

E vëmendja kryesore shkoi tek pyetja për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Aty Vuçiq u përgjigj se nuk ka marrëveshje me Kosovën pa SHBA-të, Gjermaninë dhe Rusinë.

“Nuk mendoj që do të ketë një marrëveshje pa SHBA-të, Gjermaninë apo Rusinë. Çdo marrëveshje është e vështirë, gati e paarritshme, por duhet të japim gjithçka për të. Mendoj që edhe fuqitë e mëdha duhet ta stimulojnë këtë dialog”, ka thënë Vuçiq.

Siç tha Vuçiq, Rusia ka qenë gjithmonë në anën e Serbisë, ashtu siç kanë qenë SHBA-të dhe Gjermania në anën e Kosovës kur është shpallur pavarësia. Kjo sipas tij është një arsye se pse duhet të arrihet një marrëveshje e kënaqshme për të gjitha palët.

Marketing