Një video e tmerrshme, e shpërndarë nëpër rrjetet sociale, tregon se si një grua afgane është vrarë me gurë deri në vdekje nga një turmë e zemëruar, për të cilën aktivistët fajësojnë talebanët.
Përmbajtja e videos është mjaft tronditëse.
Në të shikohet një grua duke qarë dhe ulëritur teksa ndodhet në një gropë të mbushur tërësisht me gurë.
Një zëdhënës i Presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, ka drejtuar gishtin në drejtim të Talebanëve, duke e akuzuar grupin militant për “mizori”.
Talebanët pretendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2015, por aktivistët nuk ndajnë një mendim me ta.
Ata së bashku me Komisionin e Pavarur për të Drejtat e Njeriut po hetojnë çështjen.
Disa dëshmi të dëshmitarëve duket se ka nxjerrë zbuluar pretendimet e ngritura nga Talebanët, në lidhje kohën se kur ka ndodhur ngjarja.
Laila Haidari, një aktiviste e shquar afgane, tha të shtunën se talebanët kishin vrarë një grua me gurë disa ditë më parë në provincën Ghor.
Një tjetër aktiviste, Frangies Shah, deklaroi se ngjarja është e ditëve të fundit.
Pamje të rënda: