E tmerrshme!17-vjeçarja mbyt nënën e saj

Një 17-vjeçare në një provincë të Palermos në Itali ka vrarë nënën e saj.

Marketing

Mësohet se 55-vjeçarja u gjet e pajetë në banesën e saj, pasi ishte mbytur nga vajza e saj, e cila tashmë ka pranuar edhe krimin.

Po ashtu, 17-vjeça ka rrëfyer para autoriteteve dhe se si realizoi vrasjen e nënës, me profesion mësuese.

Nëna dhe vajza kishin nisur një debat rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës, i cili shkoi deri në përdorimin e dhunës.

17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rëndë.

Marketing