Portieri 26-vjeçar i Kombëtares së Malit të Zi, Matija Sarkic, i cili ishte pjesë e Millwallit në Championship, ka ndërruar jetë.
Ngjarja e hidhur ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm në Budva, teksa raportohet se “gardiani” është përballur me probleme shëndetësore, që i kanë marrë jetën më pas.
Sarkic debutoi në 2019 me kombëtaren e Malit të Zi, teksa në datën 5 qershor ishte titullar në miqësoren ndaj Belgjikës, sfidë ku ishte më i miri i skuadrës së tij.
“Të gjithë në klub dërgojnë gjithë dashurinë dhe ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e Matijas në këtë kohë jashtëzakonisht të trishtuar.
Klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë moment.
Dhe kërkon që të respektohet privatësia e familjes së Matijas”, lexohet në komunikatën e Millwallit.