E trishtë në Milano, varr masiv për viktimat e koronavirusit

Komuna e Milanos urdhëroi që parcela 87 në varrezat e Musoccos në Milano, të jetë një varr masiv për viktimat e pandemisë së Covid-19.

Marketing

Aty do të prehen trupat e dhjetëra njerëzve që humbën jetën nga koronavirusi dhe që nuk u tërhoqën nga familjarë, kjo për arsye të masave shtrënguese të lëvizje apo edhe sepse viktimat nuk kishin njeri tjetër të afërm.

Menjëherë sapo të përfundojë faza e izolimit, të afërmit e viktimave mund të shkojnë dhe të tërheqin trupit dhe ta transportojnë atë në qytetin e lindjes apo ta zhvendosin në një tjetër varrezë.

“Kemi humbur shumë bij të Milanos”, deklaroi kryetari i Bashkisë.

Kjo zgjidhje është e ngjashme me atë në Nju Jork, ku trupat e dhjetërave u vendosën në ishullin Hart.