E trishtë! Reperi i famshëm gjendet i vdekur në bagazhin e veturës

Reperi Brian Trotter u gjet i vdekur në makinë në autostradë, në Florida.

Marketing

Policia amerikane ka gjetur trupin e një reperi në bagazhin e një makine pas një përplasjeje në autostradë në Miami, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Oficerët e patrullës së autostradës në Florida gjetën trupin e hip-hop artistit 25-vjeçar, Brian Trotter pasi u thirrën në vendin e përplasjes.

Shoferi, 25-vjeçar, Robert Deupree Avery Coltrain, është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Autopsia tregoi se Trotter u qëllua për vdekje disa herë.

Oficerët nuk kanë treguar motivet e vrasjes. Z. Coltrain ka qenë mik me Trotter, i njohur me emrin artistik Kent Won’t Stop, për më shumë se një dekadë.

Një raport i policisë tha se patrullat e autostradës u thirrën në vendin e aksidentit të makinës në autostradën Palmetto në Miami të dielën.

Ata e tërhoqën automjetin, një Silver Acura 2009, në një park makinash aty pranë, por u bënë të dyshimtë pasi vunë re mizat që gumëzhinin dhe një erë të rëndë.

Brenda bagazhit ata gjetën trupin “të mbështjellë me një copë pëlhure dhe në një fazë të përparuar të dekompozimit”.

Trotter u pa për herë të fundit në 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia së bashku me Coltrain.