E trishtë: Vëllai 15-vjeçar që u plagos dje bart kufomën e motrës së tij që u vra në Ferizaj

Gazeta Insajderi po qëndron në varrimin e së ndjerës që u vra me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj nga bashkëshorti ditën e shtunë.

Marketing

Varrimi po bëhet me kohën e ikindisë, ku përveç familjarëve janë parë prezent edhe kryetari i komunës, Agim Aliu.

Insajderi ka siguruar fotografi nga varrimi, ku duke bartur kufomën e motrës së tij të ndjerë është parë vëllai 15-vjeçar, i cili përfundoi i plagosur dje nga incidenti në Qendrën për Punë Sociale.

Me dorën e plagosur lidhur, ai me familjarë të tjerë u panë duke bartur tashmë të ndjerën për në banesën e fundit.

Marketing