Ky është vendi më i lumtur evropian për njerëzit nën 30 vjeç

Finlanda mund të jetë vendi më i lumtur në botë për një sërë arsyesh, jo më pak e rëndësishmja është sauna, por moshat nën 30 vjeç kanë një mendim tjetër, pasi kanë votuar për Lituaninë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.

Marketing

“Lituania rifitoi pavarësinë e saj jo shumë kohë më parë, ishte viti 1990,” tha Antanas Kairis, një profesor i asociuar në Departamentin e Psikologjisë së Përgjithshme në Universitetin e Vilnius. “Kjo do të thotë se të rinjtë nën 30 vjeç e kanë kaluar jetën e tyre tërësisht në Lituani të pavarur, ndërsa grupmoshat e tjera kanë përjetuar realitetin e ashpër të Bashkimit Sovjetik,” shtoi ai.

Që atëherë, ekonomia e Lituanisë është përmirësuar, si dhe kushtet sociale, me të rinjtë që kënaqen me jetën në këtë vend evropian. Tani, ajo është e sigurt, demokratike, moderne dhe me kalimin e viteve, ajo evoluon. Kujtojmë se viti 2004 ishte viti kur Lituania u bashkua me Bashkimin Evropian.

Përsa i përket zgjedhjes së të rinjve, padyshim që nuk është e rastësishme, pasi përmirësimi i ekonomisë ka bërë të mundur hapjen e pozicioneve të reja dhe më shumë mundësi zhvillimi. Niveli i arsimimit është mjaft i lartë, gjë që lidhet me funksionimin e duhur të sistemit arsimor.

Të rinjtë në Lituani janë shumë socialë dhe i bashkohen grupeve të ndryshme, si vullnetare apo sportive. Ata ndjehen të lirë të jetojnë dhe të ëndërrojnë.

Sipas të njëjtit burim, personat nën 30 vjeç janë mirënjohës për rrethanat e tyre të jetës dhe sigurohen që të shijojnë çdo moment, pa stres dhe pasiguri për të ardhmen. Natyrisht, jo të gjithë nën moshën 30 vjeç kanë të njëjtin mendim./abcnews.al

Marketing