Tendenca e përdorimit të vajit të peshkut ka arritur majat dhe nuk mund të ndalet më.
Megjithatë, është mjaft e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se çfarë po fusin në trupin e tyre. Ngrënia e peshkut të egër dhe pirja e suplementeve të vajit të peshkut janë dy gjëra tërësisht të kundërta. Nëse e para nuk përbën problem, e dyta po.
Problemi kryesor janë merkuri dhe dioksinat, të cilat janë të pranishme pothuajse te të gjitha llojet e peshqve që përdoren për suplementet. Nëse hani peshk që përmban merkur, ky i fundit ka tendencën që të qëndrojë në traktin intestinal, mëlçi dhe në zonën e stomakut. Kur bëhet fjalë për suplemente, historia bëhet më e rrezikshme. Edhe pse prodhuesit thonë se suplementeve u është hequr merkuri, kjo është tërësisht e pamundur dhe e pavërtetë.
Te peshqit, merkuri përqendrohet kryesisht te vajrat omega. Kur përpunohen miliona peshq për t’u marrë vajin, merkuri rritet në nivele marramendëse. Procesi që përdoret për të ulur nivelin e merkurit, thjesht e destabilizon këtë metal të rëndë toksik. Ai bëhet i thjeshtë për t’u përthithur dhe funksionon si një preparat homeopatik. (Për ata që nuk e njohin, homeopatia funksionon në bazë të parimit që sa më shumë të hollohet një substancë, aq më shumë rritet fuqia dhe ndikimi i saj në organizëm).
Ky merkur i përqendruar që përfundon në suplementet e vajit të peshkut ka aftësinë të kapërcejë barrierën hemato-encefalike dhe të hyjë me lehtësi në organet e ndjeshme duke tronditur organizmin. Gjithashtu përforcon dhe ushqen viruset dhe bakteret. Suplementet e vajit të peshkut ju bëjnë më të predispozuar për t’u prekur nga alzhajmeri, demenca dhe sëmundjet inflamatore kronike të trurit.
Fatkeqësisht, moda e përdorimit të vajit të peshkut ngjason me një tren që nuk ndalet dhe fiton shpejtësi nga keqinformimi. Është e fuqishme, popullore dhe e dëmshme. Bëni çmos që të mos i zini besë. Në vend të suplementeve të vajit të peshkut, zgjidhni produktet omega me bazë algash.
Sa herë që ju mbushin mendjen me argumente në favor të vajit të peshkut, mbani mend: vaji i peshkut është “vaji i gjarprit” i ditëve të sotme! Përdoreni me maturi, por dijeni që nuk ka për t’ju dhënë asnjë efekt.
Mos më keqkuptoni nga këto informacione që janë kundër rrymës, por e kam të pamundur të eci me turmën. Thjesht dua që ta dini si qëndron e vërteta. Shkruar nga ANTHONY WILLIAM në librin: Medical Medium, sjellë në shqip nga Botimet Living!