“E VËRTETA PËR SHQIPNINË DHE SHQIPTARËT” nga Pashko Vasës u promovua nga ITSHKSH-ja

“E vërteta për Shqipninë dhe shqiptarët” nga Pashko Vasa vjen në një botim të ri të realizuar nga Fondacioni “Alsar” nga Tirana, i cili u promovua sot edhe në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup. Drejtori i këtij instituti, Skender Asani, tha se kjo është një vepër e cila ka dalë në skenë në periudhën kur shqiptarët bënin përpjekje që t’i kundërvihen projekteve të mëdha të popujve të Ballkanit.

Marketing

“Pashko Vasa pikërisht në këtë periudhë kohore e boton këtë libër, i cili jep orientime që shqiptarët të jenë bashkë ndaj trysnive që i bënin në projektet e tyre, pushtuesit ose popujt që ishin përreth shqiptarëve. Dhe sjellja e këtij libri në 2019”, Skender Asani.

Sipas historianit, Pëllumb Xhufi, nëpërmjet kësaj vepre kërkohej bashkimi i shqiptarëve në një njësi autonome.

“’E vërteta për Shqipninë dhe shqiptarët’ është një program i parë i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i cili u botua në gjuhën frënge dhe si i tillë pati një përhapje të gjerë. Ideja kryesore që Vaso Pasha mbron këtu është pikërisht ajo se shqiptarët duhet të njiheshin si kombësi, pasi deri atëherë nuk njiheshin si kombësi, po themi nga komuniteti ndërkombëtar”, Xhufi.

Marketing