E zhdukur prej disa muajsh, gjendet e vdekur modelja 24 vjeçare në Meksikë (Emri)

Një modele 24 vjeçare, e cila ishte rrëmbyer disa muaj më pare, është gjetur e groposur në një varr masiv në veri të Meksikës. Yessenia Alvarado, e cila punonte si modele është rrëmbyer nga disa persona të maskuar kur po bënte pazar në Ciudad Obregon.

Marketing

Personat e kanë rrëmbyer me datë 18 gusht dhe ishin të maskuar sipas dëshmive të marra nga personat që ishin prezent. Familja e modeles është telefonuar nga rrëmbyesit ku kërkonin para por disa ditë më vonë nuk janë kontaktuar më.

Me 20 shtator, hetuesit nga agjencia kundër rrëmbimit morën një mandat kontrolli në një pronë në Cajemi ku u gjetën të groposur disa persona.Familja e Alvadaro u njoftua dhe arriti të identifikonte 24-vjeçaren falë rrobave të trupit, dhe më vonë e konfirmojë dhe ADN-ja.

Marketing