Eco Guerilla: Po përgaditet rihapja e Jugohromit pa filtra, kemi kërcënime që të heshtim

Lëvizja Eco Guerilla njofton opinionin se ditëve të fundit persona të ndryshëm, kanë përcjellur porosinë bashkë me oferta financiare që Eco Guerilla të heshtë dhe mos të reagojë për Jugohromin. Për këtë është njoftuar edhe policia dhe sot kemi kërkuar takim direkt edhe me kryeministrin Zoran Zaev, që ta njoftojmë për këto kërcënime dhe shantazhe. Këtë denoncim do ta bëjmë edhe te ambasadat dhe organizatat që na kanë përkrahur në misionin tonë për një ambient më të pastër, si dhe në institucionet e Bashkimit Europian në Bruksel, të cilat vendit tonë për çeljen e negociatave i kanë vënë plotësimin e kushteve si që janë reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe funksionimi i shtetit ligjor.

Marketing

Duam t’i rikujtojmë që ne kemi pasur sfida edhe më të mëdha dhe nuk kemi lëshuar pe as me qeverinë e kaluar, e lëre më tani. Kauza e Eco Guerillës kurrë nuk është varur vetëm nga disa individë, por nga vullneti dhe përkrahja masovike e qytetarëve. Prandaj lojrat e pista me tendenca mafioze, jo që nuk do të na ndalin, por na motivojnë mos zbrapsemi nga misioni ynë. Reagimi qytetar do të jetë i shumë i ashpër ndaj çdo shantazhi qoftë nga Jugohromi apo edhe nga qarqe të larta brenda Qeverisë.

Duke pasur parasysh faktin që në vitin 2013 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Tetova u rradhit si qyteti më i ndotur në Evropë, nuk duhet të tolerohet asnjë manipulim i mundshëm dhe pa mbikqyrje rigoroze nga eskpertë të pavarur ndëkombëtarë, të cilët do të konstatojnë nëse projekti dhe sistemi i filtrimit i përmbush standardet e duhura dhe parandalon lëshimin e gazrave helmuese. Pa një garancë të besueshme ndërkombëtare nuk do të pranohet asnjë manipulim nga pronarët, qoftë ai edhe në bashkëpunim me Zv. kryeminisitrin Angjushev. Prandaj i vlerësojmë si tendencioze dhe të rrezikshme insistimet e tija për rihapjen e Jugohromit paralelisht me vendosjen e filtrave dhe jo pas përfundimit të vendosjes së tyre, ashtu edhe siç parasheh ligji.

Nga matjet zyrtare të Ministrisë së ambientit rezultoi që kjo fabrikë ka shkaktuar 60% të ndotjes në Tetovë dhe rrethinë. Jugohromi duhet ta paguajë shtrenjtë helmimin e tetovarëve, numri i fëmijëve të sëmurë ishte dyfish më i lartë gjatë kohës kur ai ka punuar. Në 2015 kur ka punuar Jugohromi ky numër ka qenë 31,446, ndërsa në 2017 kur nuk ka punuar, ky numër bie në 18,578 raste. Me këtë dëm të shkaktuar fuqishëm kërkojmë që pronarët para se të investojnë në filtra, duhet të paguajnë dëmshpërblim milionësh dhe të kenë përgjegjësi ligjore për rrezikimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve në qytetin e Tetovës dhe rrethinës. Të frymëzuar nga rasti i Manastirit me ELEM, ku ndaj drejtuesve u parashtrua kallëzim penal për ndotje enorme, ne do të kërkojmë dëmshpërblim për sëmundjet dhe vdekjet e shkaktuara, vepër penale që ndëshkohet prej 4 deri 10 vite burg.

Njëkohësisht zv Kryeministri Angjushev duhet ta dijë që për qytetarët vlen më shumë shëndeti dhe respektimi i ligjit, se sa çmimi i ferolegurave në berzë.

Ne nuk do të tërhiqemi. Lufta për ambient më të pastër do të vazhdojë. Zero tolerancë për vrasësin!

Marketing