Investim prej më shumë se një Milion Euro bërë nga kompania Ekolog me iniciativë të ish drejtorit të Spitalit të Tetovës Ilir Demiri u promovuan sot në repartin internistik i cili iu nënshtrua një rekonstruimi të tërësishëm duke e bërë spitalin e Tetovës me kushte Europiane. Demiri duke cituar hadithe të pejgamberit falemenderoi Lazim Destanin për mbështetjen që i ka dhënë ndërsa tha se Tetova do të ndryshoj.
Njeriu I parëi i kompanisë Ekolog Lazim Destani porositi drejtuesit e spitalit që të kujdesën për këo investime të cilët kanë nevojë të mirëmbahen .
Duke folur për këtë investim Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari iu bëri thirje kompanive dhe qytetarëve që ata në vend të shtëtit të investojnë në përmirësimin e ksuhteve në spitale. Mos investoni në xhami por investoni në përmirësimin e kushteve nëpër spitale ishtë porosia e Taravarit.
Me këtë investimt të kompanisë Ekolog janë rinovuar ambulantat e Pediatrisë, Endokrinologjisë, Neurologjisë, Psihiatrisë, Laboratori dhe komplet reparti Internistik në vlerë prej 1 milion euro. /tvklan.mk/