Eddie Hearn konfirmon: Joshua-Fury do të ndodhë, javën e ardhshme do njoftoheni për datën

20:57 | 1 Maj 2021

Marketing

Promotiri britanik, Eddie Hearn ka konfirmuar se super-meçi i Heavyweight ndërmjet Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të ndodhë.

Hearn duke folur për “SkySports” ka konfirmuar se dueli “shekullor” ndërmjet dy boksierëve të peshave të rënda, Tyson Fury dhe Anthony Joshua do të ndodhë dhe se konfirmimi për këtë do të ndodhë diku rreth javës së ardhshme, transmeton lajmi.net.

Promoteri britanik është pyetur nëse do të ketë një duel, pasi që ishte paraparë që në verë të zhvilloeht super-sfida, por ai ka sigurar se dueli do të ndodhë.

“Meçi është në plan, meçi do të zhvillohet. Besoj që në javën e ardhshme do të merrni një njoftim”, përfundoi Eddie Hearn.

Hearn edhe njëherë konfirmoi se lufta do të ndodhë dhe se në parim, ekipet janë pajtuar që kjo gjë të ndodhë vetëm data mungon./Lajmi.net/