Edhe 12 udhëtarë të cilët kanë mbërritur me fluturimin e së shtunës ne Vizer nga Shkupi në Turku kanë qenë pozitivë me Kovid-19, kumtuan autoritetet finlandeze.
Në fluturim ka pasur gjithsej 115 udhëtarë, prej të cilëve 95 për qind janë testuar. Të gjithë udhëtarëve u janë lëshuar urdhra me shkrim për karantinë shtëpiake, që do ta mbikëqyrin autoritetet lokale.
Ky është fluturimi i tretë me radhë Shkup – Turku në të cilin janë zbuluar udhëtarë me Kovid-19. Në fluturimin e parë më 8 gusht pas testimit vullnetar të të gjithëve atyre që mbërritën nga Shkupi pozitivë ishin 26 persona, ndërsa në fluturimin e dytë më 11 gusht edhe pesë pozitivë. Gjithsej deri më tani në tre fluturimet janë regjistruar 42 raste të koronavirusit. Pjesa më e madhe e udhëtarëve në të tre fluturimet kanë qenë me dokumente udhëtimi të Kosovës dhe të Finlandës.
Autoritetet finlandeze nuk kumtuan detaje për gjendjen shëndetësore të të infektuarve dhe sa nga ata janë hospitalizuar, por paralajmërojnë ndryshim të mundshëm të regjimit të udhëtimit me vendet me rrezik të lartë, midis të cilave e përfshijnë edhe Maqedoninë e Veriut.
Shqetësim për shkak të rritjes së numrit të raste të importuara të Kovis-19 shfaqi edhe kryetarja e Turkut, Mina Arve. Kërkoi të mendohet për vendosjen e testit të detyrueshëm negativ për të gjithë që hyjnë në Finlandë, si dhe kufizime të tjera për udhëtarët të cilët vijnë nga vendet me rrezik.
Ministrja e Punëve të Brendshme Marija Ohisallo deklaroi se qeveria kërkon mënyra më efikase që të parandalohet përhapja e koronavirusit. Paralajmëroi se është e mundur ndalesë e përkohshme të fluturimeve nga vendet me rrezik të lartë me Kovid-19, si dhe përpilimin e regjistrit të shteteve dhe grupimit të tyre në zonë të kuqe, të gjelbër dhe të verdhë.
Ata që arrijnë nga zonat e kuqe do të testohen detyrimisht dhe vendosen në karantinë, ndërsa për udhëtarët nga zonat e verdha, do të ketë vetëm karantinë. Në grupin e gjelbër janë vendet të cilat në periudhë prej dy javëve kanë më pak se tetë të infektuar në 100.000 banorë dhe për ta nuk do të ketë kufizim për hyrje në Finlandë.