Edhe 13 viktima nga COVID-19 në Serbi

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar edhe 13 viktima nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 330.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë njoftoi edhe për 299 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Rezultatet dolën pas testimit të 8.228 personave.

Në spitalet e Serbisë, 110 pacientë janë duke u trajtuar me respitatorë.

Më 3 korrik, Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Beograd dhe rivendosi një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria njoftoi se veshja e maskave është bërë e detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik.

Po ashtu u bë e ditur se klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa tubimet do të kufizohen në 100 persona brenda dhe në 500 jashtë.

Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba.

Marketing