Edhe 2 persona të tjerë me koronavirus, shkon në 9 numri i të prekurve

Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe, në konferencën e radhës për gjendjen e koronavirusit në vendin tonë tha se kemi të bëjmë edhe me 2 persona të tjerë që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Të dy të prekurit janë nga Dibra dhe janë të afërm me 3 pacientët që tashmë janë të shtruar në klinikë me koronavirus. Ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë, familjarë të tyre, kanë rezultuar negativë, por janë izoluar në shtëpi në afat prej 14 ditësh. Filpçe apeloi edhe një herë që të gjithë personat që kanë probleme kronike duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë kontaktet me njerëzit e tjerë. Duhet të evitohet edhe shkuarja te mjeku amë nëse nuk është e patjetërsueshme. Ndërsa të gjithë mjekëve u janë pezulluar çfarëdolloj pushimi në këtë periudhë po ashtu edhe raportet mjekësore.

Marketing