Edhe 30 ditë faturat e papaguara për ujë mund të paguhen në këste dhe pa interes

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup i njofton qytetarët se aksioni për pagesën e borxheve në këste dhe pa interes është në vijim.

Marketing

Aksioni për pagesën e borxheve në këste pa interes për personat fizikë dhe juridikë, i cili filloi më 17 qershor të vitit 2020, përfundon më 31 korrik të vitit 2020.

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” u bën thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxh të papaguar në këtë periudhë të aplikojnë për arritjen e marrëveshjes për pagesën e borxheve në të paktën 24 këste, në varësi nga vlera e borxhit, pa interes për vonesë të pagesës dhe se pas skadimit të kësaj periudhe, vendimi ndalon të vlejë.

Për të gjitha informacionet shtesë, qytetarët do të mund të drejtohen në:

02 3073 010, Qendra informative kujdestare;
02 3240 300, Drejtoria – [email protected]