EDHE BERBERËT IKIN NË KURBET, shpërngulje masive e fuqisë punëtore

Një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë largohen nga vendi për të siguruar të ardhmen e tyre në ndonjë shtet evropian .Gjermania tradicionalisht është shteti më atraktiv për mërgimtarët nga Maqedonia dhe rajoni, si për shkak të traditës së mërgimit në këtë shtet, lidhjeve familjare dhe shoqërore që lehtësojnë adaptimin në rrethin e ri të punës dhe jetesës, por edhe tregut të punës të uritur për profilet e ndryshme të punëtorëve nga jashtë, shkruan gazeta KOHA. Ndër profesionet më të kërkuara në vitet e fundit , krahas punëtorët në ndërtimtari, infermierëve, mjekëve apo programuesve , janë edhe berberët. Pagat e berberëve nga rajoni në Gjermani , me një njohje minimale të gjuhës gjermane është prej 1200 deri 1600 euro.

Marketing

Një pjesë e berberëve më të vjetër në Shkup në kushte anonimiteti thonë për gazetën KOHA, se në Gjermani dhe Zvicër ikin në kurbet berberët e moshës prej 18 deri 30 vjeç, kryesisht të pamartuar, ndërsa ata që kanë familje më rrallë vendosin të ikin jashtë.
“Mundësia që duke punuar në mërgim që për tre deri katër vjet të blejnë një banesë në vendlindje, në vend se të presin duke punuar këtu që së paku dhjetë vite të fitojnë kulmin nën kokë , paraqet arsyen kryesore pse berberët e rinj na ikin jashtë. Të mos harrojmë se një qethje tek ne kushton diku 2.5 euro në raport me dhjetë euro në shtetet perëndimore , andaj edhe berberët të joshur nga ky çmim atraktiv ikin jashtë”, shpjegojnë berberët veteran shkaqet e ikjes së madhe të kolegëve të tyre të rinj jashtë vendit.
Ata shtojnë se edhe ambienti i tensionuar politik në shtet në vitet e kaluara, si dhe mungesa e një perspektive më të qartë shtyn të rinjtë drejt rrugës së mërgimit.

Në ndërkohë, analizat e ndryshme tregojnë se Gjermania në të ardhmen do të tregojë vartësi të madhe prej fuqisë punëtore nga shtetet e treta që aktualisht nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian. Njohësit e tregut gjerman të punës presin që gradualisht të ndryshohet kërkesa për punëtorë prej asaj nga shtetet anëtare të BE-së që edhe më lehtë punësohen brenda unionit, në kërkesën më të madhe për punëtorë nga jashtë BE-së. Në këtë drejtim, janë ndërmarrë edhe më shumë veprime që atyre t’ju lehtësohet marrja e lejes së punës dhe lejes së qëndrimit në bazë të kualifikimeve të tyre profesionale si për mjeshtër të profileve të ndryshme , ashtu edhe për profesionet me arsim të lartë.
Statistikat të më the tregojnë se Gjermania regjistron gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj nga Ballkani Perëndimor, transmeton KOHA. Vetëm në tetë muajt e parë të vitit të kaluar, Agjencia Federale e Punës ka lëshuar leje pune për 63.000 persona nga Ballkani, tregojnë shifrat e bëra publike nga vetë ky institucion.

Falë skemës së lehtësuar rreth 70 për qind më shumë punëtorë të huaj janë regjistruar në Gjermani në 8 muajt e parë të vitit 2017 . Shumica e vizave janë lëshuar për persona që punojnë në industrinë e ndërtimit, ndërkohë që akademikët përbëjnë një përqindje të vogël. Me fjalë të tjera, më shumë leje pune në Gjermani ju ndahen kandidatëve që kërkojnë punë në ndërtimtari, ndërsa për fuqinë punëtore nga Ballkani ekziston kërkesa e madhe edhe në sektorin e hotelerisë, pastrues, kujdestar apo përkujdesës për personat e vjetër dhe kopshtar. (koha.mk)

Marketing