Bojan Jovanovski i dyshuari i parë në rastin “Reket”, sot është dërguar në Klinikat e Shkupit, përshkak kontrolleve për një operacion të caktuar më herët, vërtetoi Esad Rahiq, drejtor në burgun e Shutkës.
Sipas burimeve nga Qendra Klinike “Nënë Tereza”, janë bërë disa kontrolle.
Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupcion më 15 korrik ka hapur rastin për reketim ku i dyshuari i parë është shoumeni Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe i dyshuar i dytë Zoran Mileski.
Sipas prokurorisë, Jovanovski ka shfrytëzuar ndikimin e tij tek një prokuror publik dhe ka marë 1,5 milion euro rryshfet nga një biznesmen me qëllim që t’ia lehtësojë aktakuzën dhe të mos burgoset.