Fifi dhe Donaldi kanë arritur të krijojnë raporte të mira.
Gjatë kohës sa ishte Fifi në shtëpinë e Big Brother ajo kishte krijuar miqësi të fortë me Donaldin, ku ky i fundit i kishte vënë një nofkë karakteristike, shkruan lajmi.net.
“Filoqyl” ishte emri që Donaldi thërriste Fifin, ku këngëtarja pasi doli nga Big Brother bëri tatuazh emrin që i vuri aktori.
Por të njëjtin tatuazh ka bërë edhe vet Donaldi vetëm se ai ngjyrë të kuqe kurse Fifi ngjyrë të zezë.
Personi i parë që ia tregoi tatuazhin ishte Arjola, e cila e pyeti për kuptimin ndërsa Donaldi i tha: “Njerëzit që duan shiun pra”.
Tutje e pa edhe Beniada, e cila tha që i duket shumë bukur./