Edhe dy kuti mbeten për t’u rinumëruar në KAS, LSI nuk e merr dot mandatin në Berat

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve kanë mbetur edhe dy kuti për t’u rinumëruar nga 114 që janë gjithsej. Diferenca për LSI mbetet 67 vota, dhe gjasat që t’i marrë PS-së mandatin e pestë në këtë qark janë  të vogla.

Duke folur, anëtari i PS në KAS Koli Bele tha se me sa duket nga rinumërimi, nuk ka pasur transformim të vullnetit të zgjedhësve në kutitë e Beratit.

“Nuk ka pasur transformim të vullnetit të zgjedhësve në kuti.

Marketing

Në tërësi, fakti që janë ruajtur të njëjtat numra, tregon që numërimi është brenda standarteve,” tha Bela. 

Marketing