Allegri ka një kërkesë përpara se të bashkohet me Real Madridin

15:53 | 21 Maj 2021

Marketing

Nëse Massimiliano Allegri zëvendëson Zinedine Zidane në Real Madrid, ai do të kishte vetëm një kerkesë.

Kërkesa e Allegrit është transferimi i lojtarit që ai dikur ka menaxhaur, Paulo Dybala, përcjell lajmi.net.

Todofichajes raporton se përveç nënshkrimeve me David Alaban dhe Kylian Mbappe, tekniku italian kërkon edhe Dybalan.

Trajneri është i vetëdijshëm për gjithçka që ndodh në Torino dhe e di nga dora e parë që Juventus po kërkon një rrugëdalje për Argjentinasin, i cili gjithmonë ka dashur të luajë me të bardha.

Juventus kishte paralajmëruar disa herë për largimin e Dybalas dhe do të dëshironte të luante në Bernabeu nën drejtimin e Allegrit.

Në moshën 27 vjeç, Dybala ka një të ardhme të ndritur dhe një karrierë të gjatë përpara, dhe nënshkrimi i tij për momentin nuk do të kalonte shumën 60 milionë euro./Lajmi.net/