Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe japin ndihma në Shqipëri

Së fundi është bërë e ditur se Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihmën e tyre prej 13 milionë AED, ose 3 milionë euro, për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor të 2019.

Marketing

Ndihma humanitare do të dërgohen nga princi Shejh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan dhe Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emiratet e Bashkuara Arabe.

Faza e parë e ndihmës urgjente humanitare, e cila përfshin nevojat themelore që variojnë nga ushqimi deri tek furnizimet mjekësore dhe strehimi do të përfitojnë 555,000 njerëz.

Persona të ndihmës së shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar këtë të dielë, për të menaxhuar dhe mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës në vendet më të prekura. Ata gjithashtu do të inspektojnë kushtet humanitare në qytetet e goditura nga tërmeti për të vlerësuar nevojat urgjente dhe të koordinohen me autoritetet lokale për mekanizmat në mënyrë që t’i ndihmojnë ata.

Emiratet e Bashkuara Arabe po japin ndihmë për popullin shqiptar, si pjesë e përgjegjësisë së saj ndërkombëtare humanitare për të ofruar një ndihmë për ata në nevojë pa asnjë dallim për ndonjë konsideratë, dhe si pjesë e politikës së jashtme të orientuar nga humaniteti, i cili bëri Emiratet e Bashkuara Arabe një kapital humanitar botëror