Edhe gjashtë komuna përfitojnë miliona denarë për projekte infrastrukturore në ndarjen e tretë nga TAV projektet

Edhe gjashtë komuna përfitojnë miliona denarë mjete për projekte infrastrukturore në ndarjen e tretë të mjeteve nga TAV projektet.

Marketing

Qeveria gjithnjë e më shumë përkujdeset për komunat e vendit duke ndarë kështu mjete për realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Dibra, Pllasnica, Studeniçani, Dollneni, Vrapçishti dhe Bërvenica janë komunat e radhës të cilat përjetojnë projekte nga mjetet e ndara nga Qeveria.

Kështu, në Dibër pritet që të ndërtohet rrugë lokale në fshatin Otishan në vlerë prej mbi 3 milionë denarë.

Pllasnicës këtë herë Qeveria i ndanë mjete për tre projekte edhe atë rekonstruim të rrugës në vendbanimin Lisiçan në vlerë mbi 5 milionë denarë, ndërtimi dhe rekonstruimi i rrugës Jurija në vlerë afër 5 milionë denarë dhe ndërtimi i disa rrugëve të tjerë në vlerë mbi 5 milionë denarë.

Komuna e Dollnenit gjithashtu është përfituese e mjeteve nga Qeveria të ndata prej TAV për ndërtimin e rrugëve lokalë në disa vendbanime në vlerë mbi 27 milionë denarë.

Vrapçishti, Studeniçani dhe Bërvenica nga mjetet e TAV përfitojnë miliona denarë për projekte infrastrukturore edhe atë mbi 25 milionë denarë përfiton Studeniçani, mbi 5 milionë denarë përfiton Vrapçishti dhe mbi 5 milionë denarë përfiton Bërvenica.