Pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në stacionin policor “Prolet” (Pranverë) do të punojë edhe nesër dhe pasnesër (e shtunë dhe e diel), ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Pika do të jetë e hapur nga ora 08:00 deri në 16:00.
“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se pika për ndërrimin e dokumenteve personale pa termin në Stacionin policor “Prolet” (Pranverë) në Shkup do të punojë edhe më datë 25.11.2023 (e shtunë) dhe datë 26.11.2023 (e diel) prej orës 08 deri në ora 16. Qytetarët që duan të bëjnë ndërrimin e dokumenteve personale në këtë pikë, këtë mund ta bëjnë pa termin paraprak. Gjithashtu, të shtunën (25.11.2023) nga ora 08 deri në ora 16 do të punojnë edhe sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet e RTVM dhe “Beko””, thuhet në njoftimin e MPB-së.