Edhe Maqedonia do të përballet me trotinetët, ja çka po përgatitet?!

Edhe Maqedonia e Veriut është përfshirë nga fluksi i madh i përdorimit të trotinetëve nga ana e qytetarëve. Trotinetët po shfrytëzohen kryesisht nga të rinj, por edhe nga qytetarë që kanë zëvendësuar ato me makinat dhe bicikletat e tyre.

Marketing

Por prania e tyre më e madhe, sidomos në Shkup, po krijon probleme për këmbësorët.

Për të rregulluar praninë e tyre në trafik, MPB po planifikon që të përfshijë ato në Ligjin për sigurinë në komunikacion, duke caktuar kushte të nevojshme për funksionimin e tyre.

Edhe në disa vendeve evropiane tashmë janë gjetur solucione për përdorimin e tyre, pasi që disa qytetarë kanë pësuar nga to.