Edhe më tej është në fuqi ndalesa për kamionët në rrugën Dibër-Strugë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër korsi të lagështa, me mbetje të borës, informojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.
Ata shtojnë se edhe më tej është në fuqi ndalesa për lëvizje e automjetet e rënda në aksin rrugor Dibër-Strugë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Marketing

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar ndërsa në vendkalimet nuk ka vonesa për hyrje-dalje nga shteti.

Nga LAMM rekomandojnë në përshtatje të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës rrugore dhe vozitje me vëmendje.

Gjatë orëve të vonshme dhe gjatë mëngjesit për shkak temperaturave të ulëta ekziston mundësia e shfaqjes së ngricave.

Marketing