“Edhe mua mu është bërë e padrejtë në Big Brother në Kosovë”- Shqipja godet me deklaratën

Shqipe Hysenaj vitin e kaluar ka nisur një aventurë në Big Brother VIP Kosova, gjersa tani është në rolin e opinionistes në ‘Fan Club’.

Marketing

Ajo ka diskutuar për hyrjen e Gjestit në BBVA 4, pasi për më shumë se dy muaj ka qenë pjesë e formatit të ngjashëm, në Kosovë.

E njëjta thotë se këngëtari mori famën për shkak të padrejtësisë që iu bë në Kosovë.

E më këtë rast, ish-konkurrentja lëshoi edhe një ‘bombë’ për produksionin në Kosovë.

“Çfarë të jep Big Brother Albania nuk të jep Big Brother Kosova, unë e di vetë se kam qenë. Mua vetë më është bërë padrejtësi dhe për këtë arsye mund të flas me shumë siguri”, u shpreh ajo.

E njëjta ka arritur të shkojë deri në finale, ku edhe rrëmbeu dhjetë mijë euro.

Marketing