Edhe në këtë komunë përqindja e votuesve është në rritje

Në Komunën e Strugës dalja deri në orën 13 është gati 19 për qind, ndërsa në Vevçan rreth 53 për qind, thonë kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore.

Marketing

Sipas Minir Zhutës, kryetar i KSHZ-së së Strugës, nga 61.437 votues të regjistruar në Listën zgjedhore, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 11.465 ose 18,68 për qind.

“Dita e zgjedhjeve është e qetë. Deri tani nuk kemi asnjë problem”, tha Zhuta.

Pjesëmarrja në tri vendvotime në Komunën e Vevçanit është më e madhe, deri në orën 13.00, siç informon kryetarja e KSHZ-së Menka Kukoska, kanë votuar 1.088 qytetarë të Vevçanit ose 52.43 për qind nga 2.075 votues të regjistruar në listën zgjedhore. Në këtë komunë, siç ka konfirmuar ajo, procesi zgjedhor është i qetë, pa asnjë shqetësim.

Marketing